Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Librazhd.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Dyshohet se ka ndërruar jetë shoferi i furgonit, ndërkohe që raportohet për disa pasagjerë të lënduar.