Kreu republikan Fatmir Mediu në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për zgjedhjet parlamentare të 2025, tha se shpallja e datës ëhstë kompetencë e Presidentit të Republikës.
Mediu tha se ka kërkuar gjatë takimit me Presidentin Bajram Begaj që zgjedhjet të mbahen në 4 prill, duke iu referuar faktit se ishin 4 data, dy në prill dhe dy në maj, që mund të propozohej një datë.
Kreu republikan tha se ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve në 4 prill, për faktin se në maj ka disa aktivitete dhe mos të kishte një përdorim nga ana e qeverisë në funksion të zgjedhjeve.
“Paraprakisht ka pasur një propozim nga ana e socialistëve që zgjedhjet të mbahen në 11 maj, por në datën 9 maj ka një aktivitet që mund të përdoret nga Qeveria. Nëse Presidenti nuk informohet dhe anashkalohet, ky është një tjetër problem i madh”, tha Mediu.
Sipas tij, Presidenti i Republikës duhet të ketë rolin e tij në një vend si Shqipëria.