Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd -Prrenjas ka pasur problematika më të mëdha.
Për disa minuta qarkullimi ka funksionuar me një korsi pranë kthesave të Murrashit për shkak të një peme të rrëzuar. Në disa segmente ka përmbytje.
Korrespondentja Bruna Kërçyku bën me dije se pranë fshatrave Hotolisht dhe Pishkash ka rënie të inerteve në rrugë e për pasojë kërkohet kujdes i shtuar nga ana e drejtuese të mjeteve.
Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore janë shtuar në të gjitha segmentet problematike dhe këshillohen përdoruesit e rrugës Tiranë -Korçë të evitojnë qarkullimin gjatë natës pasi ka rrezikshmëri.