Lefter Nika zgjidhet kryetar i MEGA-s, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Shqipëria

Lefter Nika zgjidhet kryetar i MEGA-s, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 22:43
Lefter Nika zgjidhet kryetar i MEGA-s, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Lefter Nika, ortopedi i njohur i Sarandës, është zgjedhur kryetar i Partisë MEGA, një forcë politike që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri. Në garë për këtë post ishin gjithashtu Stefan Moraiti dhe Ziso Llutsi, por Nika arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të partisë.

Zgjedhjet u zhvilluan në disa qendra, përfshirë Tiranën, Sarandën, Athinën dhe Finiqin, Dropullin dhe Mursinë, duke reflektuar angazhimin e gjerë të anëtarësisë së Partisë MEGA.

Me këtë fitore, Nika merr drejtimin e një partie që synon të rrisë ndikimin e minoritetit grek në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë.

MEGA që nga themelimi i saj në vitin 2011 është drejtuar nga Kristo Kiço, aktualisht prefekt i Vlorës. Nën udhëheqjen e Kiços, partia është angazhuar për forcimin e përfaqësimit të këtij komuniteti dhe ka kërkuar gjithashtu mbështetje për zhvillimin e zonave të minoritetit grek në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat