Qirinjtë qëndrojnë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Nuk do t’i harrojmë kurrë sytë e tu të bukur si deti

Shqipëria

Qirinjtë qëndrojnë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Nuk do t’i harrojmë kurrë sytë e tu të bukur si deti

Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 23:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa kanë kaluar vetëm pak ditë nga tragjedia në Tiranë, ku mbeti i vrarë Martin Cani, shokët vijojnë ende ta kujtojnë.

Në vendin ku mbeti i vrarë vogëlushi qirinjtë vijojnë të jenë të ndezur, ndërsa lulet nuk kanë munguar në asnjë moment.

Krahas luleve ndodhet edhe një letër me fjalë të ndjera, ku shokët e klasës shprehen se nuk do ta harrojnë kurrë.

Martin, sot që po e shkruaj këtë letër ti po më sheh nga lart. Na e këpute shpirtin vëllai jonë. Duhet të ishe duke qeshur me çunat e klasës por zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë. Nuk do t’i harrojmë kurrë ato sytë e tu të bukur si deti. Po na mungon jashtëzakonisht shumë si mua si çunave se vetëm për të qeshur i bëje”, shkruhet në letër.

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti. Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat