Mjeku Lefter Nika zgjidhet kryetar i MEGA-s, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Shqipëria

Mjeku Lefter Nika zgjidhet kryetar i MEGA-s, parti e minoritetit grek në Shqipëri

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 08:58
Lefter Nika

Ditën e shtunë në 11 qendra votimi si në: Tiranë, Dropull, Delvinë, Finiq, Mesopotam, Dhivër, Livadhja, Aliko, Sarandë, Mursi dhe Athinë është votuar për të zgjedhur kryetarin e Partisë MEGA.

Për këtë post kandiduan: Ziso Lluci, Lefter Nika dhe Stafano Moraiti.

Procesi i votimit nisi në orën nga ora 08.00 dhe vijoi deri në orën 20.00.

Për ecurinë e këtij procesi u prodhuan mbi 7 mijë fletë votimi për kryetar dhe për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Gjithë procesi u zhvillua i qetë dhe pa asnjë problem.

Në votimet e ditës së shtunë morën pjesë 2176 votues. Nga numërimi i votave rezultati përfundimtar ishte 820 vota i mori Ziso Lluci, 1022 vota i mori mjeku ortoped Lefter Nika dhe Stefano Moraiti mori 324 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat