“Beteja e grave për afirmimin e rolit të tyre në shoqëri është e vështirë”- Berisha: Përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë

Shqipëria

“Beteja e grave për afirmimin e rolit të tyre në shoqëri është e vështirë”- Berisha: Përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 11:07
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot fjalën në konferencën për Pjesëmarrjen e Grave në Proceset Politike.

Teksa falënderoi gratë dhe vajzat për kontributet që ato kanë dhënë dhe japin në shoqëri dhe në Partinë Demokratike, Berisha tha se beteja e grave po përballet me murin mijëvjeçar të patriarkisë në vendin tonë.

Berisha tha se beteja kundër këtij muri, beteja për rrëzimin e tij është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor.

Sali Berisha: Të nderuara zonja, beteja juaj për afirmimin gjithnjë e më të madh të rolit tuaj përcaktues në shoqëri dhe në vend, është një betejë e vështirë, është një betejë që përballet me murin mijëra vjeçar të patriarkisë, i cili defakto është sot dhunuesi më kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri, Europë dhe botë.

Beteja kundër këtij muri, beteja për rrëzimin e tij është nga betejat më të rëndësishme për emancipimin njerëzor dhe ju me përpjekjet tuaja, jepni një kontribut shumë të çmuar. Intelekti te gratë dhe vajzat më i avancuar se sa te burrat dhe djemtë, çka do të thotë se promovimi, lufta kundër murit të patriarkisë, krijimi  mundësive she shpalosjes së potencialit në shërbim të shoqërisë është një domosdoshëmri e madhe.

 Ju garantoj se ne do bëjmë gjithçka së bashku me ju në betejën e pandërprerë kundër çdo forme diskriminimi. Një betejë që duhet të rrafshojë murin e patriarkisë, një dhunues më i madhi i lirive të drejtave njerëzore sot. Ju falënderoj shumë për kontributin e çmuar që jepni në PD, Parlament dhe shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat