Ndihmë ligjore falas/ Rreth 10,000 qytetarë përfitojnë nga program i UNDP

Shqipëria

Ndihmë ligjore falas/ Rreth 10,000 qytetarë përfitojnë nga program i UNDP

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 11:45
Kavaja, Fieri, Lushnja dhe Vlora janë vetëm disa prej 20  qyteteve ku kjo ndihmë ofrohet falas për qytetarët në nevojë.

Mbi 10,000 qytetarë të Shqipërisë kanë përfituar ndihmë ligjore falas që nga ngritja e zyrave të Ndihmës Juridike Falas.

Kavaja, Fieri, Lushnja dhe Vlora janë vetëm disa prej 20  qyteteve ku kjo ndihmë ofrohet falas për qytetarët në nevojë.

“Ligji specifikon 12 kategori të veçanta, që përfshin viktimat të dhunës në familje, viktima të abuzimit seksual, viktima trafikimi, të mitur, të mitur kur janë në konflikt me ligjin, peronat që përfitojnë nga mbrojtja sociale, personat që janë me aftësi të kufizuar, të verbërit, personat që kanë një vendim diskriminimi."

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Ndihmës Juridike Falas, Ergys Qirici, vetëm gjatë këtij viti, 5,000 qytetarë janë ndihmuar nga ky shërbim, i cili mbulon një gamë të gjerë kategorish sociale.

“Janë dhe mbi 500 vendime gjykatash ku qytetarët kanë përfituar të drejtën për t;’u pvrfaqësuar në gjykime me avokat. Avokatë që normalisht paguhen nga buxheti i shtetit."

Ky program, i zbatuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe i mbështetur financiarisht nga Qeveria Austriake, ofron shërbime juridike pa asnjë kosto për të gjitha kategoritë në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat