Autor i dytë në konfliktin ku mbeti i vrarë Martin Cani? Reagon policia

Shqipëria

Autor i dytë në konfliktin ku mbeti i vrarë Martin Cani? Reagon policia

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Babai i djalit, Luis Meçja, i cili u plagos gjatë konfliktit, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani deklaroi se ka qenë i përfshirë dhe një tjetër autorë në këtë ngjarje tragjike. Lidhur me këtë ka reaguar policia e Shtetit, e cila thotë se do të vlerësohen të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Reagimi i policisë:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë.

Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat