Një makinë përfundoi në një kanal ujërash të zeza në Durrës mbrëmjen e së dielës.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 17. Sipas asaj që mësoi gazetarja Enkeleda Arapi, makina në fjalë po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Si pasojë e humbjes së kontrollit, shoferi doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Bashkë me të në mjet ishin edhe dy pasagjerë.
Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.
Sipas autoriteteve të plagosurit pësuan dëmtime të lehta dhe po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.