Po lëvizte me shpejtësi, makina përfundon te kanali i ujërave të zeza në Durrës

Shqipëria

Po lëvizte me shpejtësi, makina përfundon te kanali i ujërave të zeza në Durrës

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Një makinë përfundoi në një kanal ujërash të zeza në Durrës mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 17. Sipas asaj që mësoi gazetarja Enkeleda Arapi, makina në fjalë po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Si pasojë e humbjes së kontrollit, shoferi doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Bashkë me të në mjet ishin edhe dy pasagjerë.

Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e zjarrfikësve.

Sipas autoriteteve të plagosurit pësuan dëmtime të lehta dhe po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat