“Zonja e Zezë” Nexhmije Hoxha është një libër i përkthyer deri më tani në 10 gjuhë. Shkrimtari Fahri Balliu i ftuar në “Interview” tregoi më tepër se si i erdhi frymëzimi për të bërë këtë roman.
Gazetari dhe shkrimtari Fahri Balliu tha se Nexhmija dhe Ramizi kanë qenë dy personazhet që kanë drejtuar realisht diktaturën në Shqipëri, ndërsa të tjerët nga ato që ai ka mësuar nga arkivat, nuk kanë kuptuar shumë nga gjërat që kanë ndodhur.
“Gazeta 55 mua më futi në arkiva shumë thellë. Unë aty zbulova dhe arrita të kap kodin e drejtimit dhe komandimit të diktaturës. Më rezultoi që Nexhmie Hoxha ishte një faktor shumë i madh i diktaturës në Shqipëri.
Jo thjesht një bashkëshorte apo kryetare e frontit, por diktaturat drejtohen nga deepstate, kjo ka qenë shefja bashkë me Ramizin. Të gjithë këta që dilnin në fotografi, hanin pilaf dhe raki gjëkundi. Këta një pjesë e madhe nuk e kuptonin çfarë bëhej në thelb. Një pjesë e madhe luanin rolin e fasadës, por deepstate që drejtonte komandën gjenociduese mbi popullin, fillonte te Nexhmija”,-tha Balliu.