Detaje të reja mbi zbardhjen e vrasjes së Eduart Reçit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, policia ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes morën kthesë pas sekuestrimit dhe analizimit të pamjeve filmike në zonë. Nga analizimi i tyre ka rezultuar se autori i dyshuar Shkëlqim Dukaj ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit. Nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer vrasjen. Nga pamjet e kamerave të sigurisë Dukaj është pozicionuar në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur mw lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.
Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë. Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin. Prej ditësh ai ka vëzhguar objektivin deri në datën 13 nëntor të orës 22:40 minuta ku ka qëlluar drejt Reçit.
Pas arrestimit të tij dhe të vëllait policia ka ushtuar kontrolle në banesat dhe lokalin e tyre ku ka gjetur prova që i implikojnë, por ende nuk ka gjetur armën e krimit.