Rikonstruksioni i Fakultetit dhe ndërtimi i Muzeut të Gjeologjisë, Manastirliu: Ambiente moderne, mbështetje kërkimit shkencor

Shqipëria

Rikonstruksioni i Fakultetit dhe ndërtimi i Muzeut të Gjeologjisë, Manastirliu: Ambiente moderne, mbështetje kërkimit shkencor

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se një tjetër investim i kësaj ministrie po transformon Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në një qendër bashkëkohore për përgatitjen e inxhinierëve të minierave, gjeologëve, inxhinierëve të naftës dhe shumë disiplinave të tjera në sektorin e Mjedisit, Gjeoinformatikës, dhe Shfrytëzimit të Mineraleve.

“Projekti përfshin rikonstruksionin e godinës ekzistuese, duke krijuar ambiente moderne me salla auditorësh dhe laboratorë të avancuar, si dhe ndërtimin e Muzeut të Gjeologjisë dhe Minierave.

Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Duke ofruar kushte më të mira për studentët dhe stafin akademik”, thotë Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat