Belind Këlliçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ja arsyeja

Shqipëria

Belind Këlliçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ja arsyeja

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 10:18
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Këlliçi është paraqitur në SPAK për kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë.

Kujtojmë se Këlliçi ka kryer disa denoncime në SPAK, lidhur me inceneratorin e Tiranën si dhe ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë për dosjen 5D.

Po ashtu, Këlliçi ka depozituar dhe një kallëzim ndaj Drejtorit të Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla, shtetasi Elvin Tivari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat