Kreu i SPAK Altin Dumani në një komunikim për mediat, foli për Prokurorisë së Posaçme dhe luftën kundër korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se shoqëria civile duhet të bashkëpunojë. “Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performances. Jemi te hapur për bashkëpunime të tilla. Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka amplikuar ligjin anti mafia per subjektet e shkarkuar nga detyra(perfshi gjyqtare e prokurore). Materialet në procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu.
Ne nuk kemi qenë të verber nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje qe i kemi ne hetim dhe jemi te kujdesshëm duke bere filtrime te vendimeve te vetingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtare të gjykatës kushtetuese, gjykatës se lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa here do kemi indicie apo te dhëna. Shqetësimi me i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyre dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë ne sistem dhe mund te kryejnë akte korruptive”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se çdo institucion duhet të përmbushë detyrimet e veta, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korruptiv në SPAK.
“Institucionet përgjegjësie për luftë kundër korrupsionit duhet të jenë në lartësinë e duhur. Duhet të furnizojmë SPAK me informacione apo kallëzime”, ka thënë ai.