Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Në fjalën e tij pas daljes nga SPAK, Këlliçi u shpreh se është thirrur në lidhje me denoncimet e tij për aferën “5D”.
Ai u shpreh se nuk mbyllet hetimi i SPAK vetëm me personat ndaj të cilëve është marrë një masë sigurie, duke sqaruar se shtë një hetim i zgjeruar.
“U paraqita në SPAK në vijim të kërkesës së prokurorit të çështjes, dosjes 5 D, ku pata një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me oficerin e policisë gjyqësore në raportin e dosjes famoze 5 D.
Për ato pjesë që janë pjesë e sekretit hetimor që më është kërkuar mos ti bëj publike nuk do t’i bëj por po ndalem në deklaratat e mia
Vijoj i qendoj kërkesës për zbatimin e rekomandimit të Apelit GJKKO të hetimit të Jola Bejko që ka deklaruar në komunikime privarte se hoteli është në pronësi të Lali Erit.
Të zbulohet roli i administratorit ndaj të cilit nuk ka asnjë masë. Dëshmia e tij mund të jetë kyç për zbardhjen e aferës.
Të zbulohet roli i titullarëve të autoritetet kontraktor, Veliaj dhe ish zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku.
Ti shkohet deri në fund zbardhja e rolit të Herjon Rrapaj,
Kërkova nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore dhe të evidentohet dëmi në buxhet dhe të sekuestrohen asetet e këtyre shtetasve e t’i kthehen qytetarëve.
Nuk mnbyllet ky hetim me personat ndaj të cilëve është marrë një masë, është një hetim i zgjeruar. Të hetohet si grup i strukturuar kriminal”, tha ai.