Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, daja: Drejtësia të shkojë në vend deri te personi i fundit që ka marrë pjesë në atë ngjarje makabër

Shqipëria

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, daja: Drejtësia të shkojë në vend deri te personi i fundit që ka marrë pjesë në atë ngjarje makabër

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 12:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, ka qenë sot në fokus të emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti në Neës24. Daja i tij Shpëtimi ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në 2015, por e zbuluar 7 vite më pas.

Në muajin tetor të vitit 2022, si rezultat i një hetimi disavjeçar u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore, i ngjarjes së ndodhur në vitin 2015, në Kurbin, ku u zhduk në rrethana misterioze shtetasi i mitur Mariglen Gjonaj. 7 vite më pas, më 10 tetor 2022, policia arrestoi Krisjtan Cenaj si autor të kësaj ngjarjeje. Cenaj u dënua me burgim të përjetshëm pasi provat arritën të zbulojnë përfshirjen e Cenajt në krimin makabër.

Gjithashtu, Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg, Kristjan Cenajt të mos i jepej mundësia për lirim para kohë me kusht”, por kjo masë nuk është pranuar nga gjykata. Avokati i familjarëve te viktimës kërkon zgjerim të hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë. Ditën e sotme daja i të ndjerit Mariglen Gjonaj, Shpëtimit tha se nipi mund të ishte ende gjallë nëse nuk do ishte përjashtuar nga shkolla.

Ne i thamë që po e largoni pa arsye. Ne kemi halle të tjera. Drejtoria arsimore nuk mori asgjë parasysh. Ai kishte mungesa sporadike. Shkonte në shkollë dhe pasdite shkonte në palestër dhe ndonjëherë ishte i lodhur e nuk shkonte në shkollë. E përjetonte shumë humbjen e babait”, tha daja.

Ai tha se Kristian Cenaj kishte shkuar në shtëpi një ditë pasi Marigleni ishte deklaruar i zhdukur.

Kur më kanë lajmëruar që mungon Marigleni, menjëherë më shkoi mendja se i ka ndodhur gjë. Unë e kam marrë vesh pasi humbi Marigleni me kë ishte shoqëruar.
Një ditë pasi kishte humbur Marigleni, Kristian Cenaj ka ardhur në shtëpi bashkë me familjarë. Ky krim ka qenë i paramenduar shumë shumë mirë”,
tha daja.

Ai rrëfeu dhe kërcënimet në adresën e tij, teksa kërkoi drejtësi dhe dënimin e çdo personi që ka marrë pjesë në vrasjen e nipit.

Kemi marrë kërcënime, unë vetë personalisht. Që në ditën që ka humbur Marigleni, unë jam larguar nga familja ime dhe kam ardhur te motra. Nuk kemi lënë vend pa shkuar, gjykata, polici. Kërcënimet i kam marrë indirekt, nga persona të tjerë që më kanë thënë ki kujdes. Në emër të bashkëpunëtorëve të Kristian Cenaj, dyshoj shumë. I kam shprehur në prokurori dhe në Drejtorinë e Policisë Lezhë. Drejtësia të shkojë në vend deri te personi i fundit që ka marrë pjesë në atë ngjarje makabër”, tha daja e Mariglen Gjonajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat