Policia e Sarandës bën me dije se ka proceduar një adoleshent 17-vjeçar.
Gjatë kontrollit fizik të adoleshentit, i është gjetur një sasi kanabisi dhe një thikë.
Njoftimi:
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një sasi cannabisi dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia e qytetit jugor.