E ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në Konferencën e Nivelit të Lartë me temë “Gratë, Paqja dhe Siguria:
Udhëtimi 25-vjeçar i Shqipërisë dhe angazhimi për një të ardhme të sigurt dhe gjithëpërfshirëse”:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë të përkushtuara për mbrojtjen dhe integrimin e grave dhe vajzave në sigurinë tonë të përbashkët. 1 në 3 gra ende përjeton abuzim fizik ose seksual gjatë jetës së saj… Ligjet duhet të jenë më shumë se premtime në letër.
Policia duhet t’i marrë seriozisht akuzat për dhunë me bazë gjinore dhe prokurorët duhet të ndjekin akuzat kur kjo është e nevojshme. Çdo zyrtar përkatës, nga policia te prokurorët dhe gjyqtarët, duhet të sigurojë që urdhrat e mbrojtjes të zbatohen.