Manja: Certifikuam sot 97 studentë të Klinikave të Ligjit, përgatisim një brez të ri profesionistësh të drejtësisë

Shqipëria

Manja: Certifikuam sot 97 studentë të Klinikave të Ligjit, përgatisim një brez të ri profesionistësh të drejtësisë

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 16:58
Studentet

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se sot janë certifikuar 97 studentë të Klinikave të Ligjit.

Manja shprehet se këta studentë përfunduan me sukses praktikën pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. “Angazhimi i tyre kontribuon në rritjen e aksesit në drejtësi për qytetarët dhe në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të drejtësisë!”, tha Manja.

“Certifikuam sot 97 studentë të Klinikave të Ligjit 🎓, të cilët përfunduan me sukses praktikën pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas. Praktikat i pajisën këta studentë me aftësi të rëndësishme si analiza ligjore 📊, kërkimi juridik 🔍, komunikimi profesional 🗣️ dhe etika 🤝, duke forcuar lidhjen mes edukimit dhe praktikës ligjore 📚⚖️. Angazhimi i tyre kontribuon në rritjen e aksesit në drejtësi për qytetarët dhe në përgatitjen e një brezi të ri profesionistësh të drejtësisë! ⚖️🇦🇱

#EdukimiLigjor #KlinikateLigjit”, deklaroi Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat