“Pse hesht nëna e autorit?” Protesta për vrasjen e Martin Canit, mes qytetarëve edhe motra e Egli Progës

Shqipëria

“Pse hesht nëna e autorit?” Protesta për vrasjen e Martin Canit, mes qytetarëve edhe motra e Egli Progës

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 18:04
Protesta

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, bashkëmoshatar i tij, i mituri me inicialet M.P..

Të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, qytetarët bëjnë thirrje për dorëheqjen e ministres pasi e bëjnë përgjegjëse për dështimin e sigurisë në shkollë, bashkë me hallka të tjera që nuk kanë funksionuar siç duhet.

Mes protestuesve pjesë ishte edhe motra Egli Pogës, i cili humbi jetën pak muaj më parë, pasi u dhunua nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në qytetin e Pogradecit.

Në fjalën e saj ajo iu drejtua edhe nënës së autorit të vrasjes së Martinit, duke i thënë se duhet të dalë dhe të flasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat