Është mbajtur sot në Kuvend seanca e posaçme plenare ku foli Marketa Pekarova Adamova, Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë.
Gjatë fjalës së saj Adamova u ndal te procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, duke thënë se Çekia mbështet rrugën e vendit tonë, por me kushte.
“Mbështetja jonë nuk është e pakushtëzuar.
Në besojmë fuqimisht se qasja jonë ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion”, deklaroi ajo.