U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë në spital gruaja

Shqipëria

U gjet anash rrugës e aksidentuar dhe e braktisur, ndërron jetë në spital gruaja

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Një grua ende e paidentifikuar ka humbur jetën në spital.

Ajo u gjet e aksidentuar anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”.

Sipas policisë, ajo u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen e shtetases ende të paidentifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat