Përgjimet e SKY, nisa faza e dytë. Ja emrat për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrestet

Shqipëria

Përgjimet e SKY, nisa faza e dytë. Ja emrat për të cilët SPAK lëshoi urdhër arrestet

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

ABC News ka siguruar emrat e 19 personave për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste, pas një operacioni në Tiranë dhe Elbasan.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u dha për shtetasit , Marjus Lulaj (alias Suel Çela), Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Sergej Hasanpapaj, Bruno Hazizolli, Ledio Zabeli, Marsel Roka, Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), Preke Kodra, Fuad Verzivolli, Metin Mehjam, Renato Hasani, Skender Sufaj, Pajtime Fetau, Dedan Gjoni, Marsel Shega (alias Bujar Shega), Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa).

Nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” është Blerina Beqiri, avokate e Çelës.

Ndërsa “detyrim paraqitje” u vendos për dy gazetarët,  Elton Qyno dhe Artan Hoxha.

Për të njëjtin operacion policia mësohet se ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e disa ish gjyqtarëve që kanë qenë pjesë e sistemit në Gjykatën e Elbasanit.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i po mbështetet edhe nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat