“Ja çfarë mungon në dosjen e SPAK”, Shehaj: Është çështje politike

Shqipëria

“Ja çfarë mungon në dosjen e SPAK”, Shehaj: Është çështje politike

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 06:34
Deputeti Agron Shehaj

21 urdhër arreste u lëshuan nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.

Deputeti Agron Shehaj tha në emisionin  Now në Euronews Albania se nga ky operacion kuptohet se kemi një depërtim të krimit të organizuar në të gjitha institucionet.

Sipas tij, prapa gjithë kësaj fshihet politika, ndaj SPAK duhet të gjejë përgjegjësit kryesorë.

“Kjo është çështje politike, nga aty buron, në Shqipëri buron krimi dhe përgjegjësia është te politika dhe për sa kohë SPAK nuk merret me përgjegjësit kryesorë, do kapen disa, do vihen disa të tjerë. Kjo është një çështje politike, unë nuk mendoj se SPAK do zëvendësojë politikën dhe ajo që ka bëjë me sigurinë e qytetarëve. Kjo do zgjidhet me votë por edhe kjo është e lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat