Mot i kthjellët dhe i ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë

Shqipëria

Mot i kthjellët dhe i ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat