Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona

Shqipëria

Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 08:25
Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.

Sot janë bërë pesë vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave, dukë lënë me qindra e mijëra të tjerë pa banesa.

Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.

Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit i vitit 2019-të shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat