Me urdhër arrest nga SPAK! Kush është Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

Shqipëria

Me urdhër arrest nga SPAK! Kush është Sergej Hasanpapaj, 43-vjeçari i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Ndër emrat ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër-arrest në kuadër të operacionit në Elbasan, është edhe ai i Sergei Hasanpapaj, i cili u arrestua së fundmi në aeroportin e Valencias në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm për dhënie informacioni për vrasjen e Bledar Muçës në Belgjikë në vitin 2022.

Mediat belge kanë zbuluar se bëhet fjalë për shqiptarin Marsel D., i kërkuar për vrasje në Belgjikë.

Ai dyshohet se është përfshirë në eliminimin e bashkatdhetarit të tij Bledar Muça më 22 janar 2022 në Aartselaar.

Po ashtu, Muça rezulton i përfshirë në sagën e krimeve në Elbasan, si mik i familjes Çapja.

MASAT E SIGURISË

Arrest me burg

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno

Artan Hoxha

OPERACIONI

SPAK zhvilloi një operacioni ku u ushtruan kontrolle në bizneset e të kërkuarit të drejtësisë, Suel Çela, ndërkohë që u ‘bastisën’ banesat e dy ish-gjyqtarëve, Zihni Shahu dhe Taulant Tafa. Po ashtu mësohet se zyrtari i policisë i akzuar si pjesë e grupit të Suel Çelës është Dedan Gjoni.

“Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë: Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim”, bëri me dije nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat