Shëngjin/ 38-vjeçari gjendet i vdekur në hyrjen e një pallati, detajet e para

Shqipëria

Shëngjin/ 38-vjeçari gjendet i vdekur në hyrjen e një pallati, detajet e para

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në hyrjen e një pallati në zonën e Kunës në Shëngjin.

Mësohet se një 38-vjeçar është dërguar në morgun e Spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe paraprakisht bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale (infarkt).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat