Katër persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 3”.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, baste sportive online, në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.