Rama u përgjigjet kritikëve për investimet në veri: Rrugën e Kombit, ata para nesh e “lanë rrugëve”

Shqipëria

Rama u përgjigjet kritikëve për investimet në veri: Rrugën e Kombit, ata para nesh e “lanë rrugëve”

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të opozitës në lidhje me investimet e munguara në veri të vendit.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Parkun Tematik Retro, ai u shpreh se në qeverisjen e saj PS ka bërë shumë më tepër investime sesa qeveria e mëparshme.

Narrativa perverse, diabolike, nxitëse e urrejtjes që ka dominuar 30 e kusur vite, vazhdon ushqen dhe ka akoma njerëz që hanë narrativën që qeveria jonë nuk ka bërë investime në veri.

Ne nuk kemi bërë investime në veri? Në rrugën e Kombit qeveria e mëparshme, burimi i kësaj narrative, i ndërtoi vetëm trupin por e la totalisht rrugëve nga pjesët e tjera, ku vetëm urat e ndërtuara janë sot atje, si rezultat i kësaj qeverie, janë investime në veri që të marra së bashku janë jo një herë, por disa herë më shumë se të gjitha infrastrukturat e bëra para se të vinim në qeveri”, tha Rama.

Ai më tej u ndal edhe te “paketa e maleve”, duke u bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë që të vijnë dhe të investojnë. Ai tha se do të ketë një mekanizëm mbështetës dhe për 10 vite nuk do të paguajnë asnjë taksë.

“Brenda pak kohësh do finalizojmë dhe atë që e kemi quajtur paketa e maleve, për t’u dhënë mundësi të gjithë shqiptarëve nga zonat malore, apo atyre që i kanë lënë këto male për të shkuar në Europë e deri në Britani. Të vijnë pa asnjë pengesë për titujt e pronësisë, dhe një mekanizëm mbështetjeje, të investojnë këtu kursimet e tyre. Nëse duan të rrinë atje, ose të kthehen, por ta hapin derën këtu, dhe të jenë 10 vjet pa asnjë taksë”, u shpreh kreu i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat