Guardia di Finanza dhe policia shqiptare bëjnë bilancin e 2024: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara!

Shqipëria

Guardia di Finanza dhe policia shqiptare bëjnë bilancin e 2024: 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara!

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda së bashku me përfaqësues të Guardia Di Finanza kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët lidhur me monitorimin nga ajri të territorit në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas të dhënave të publikuara nga maji 2024 janë kryer 62 misione fluturimi nga Guardia di Finanza dhe janë asgjësuar 191 mijë bimë narkotike.

“Të gjitha koordinatat e GF janë verifikuar me policia e shtetit. Janë 103 zyrtarë vendorë të proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi”, u deklarua më tej.

Kreu i policisë Ilir Proda tha se kemi përqëndruar punën në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike në ambienteve të brendshme, teksa ka shtim të rasteve në ambiente të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat