Sa do të ulet çmimi i energjisë nga janari 2025? Eksperti i ekonomisë: Kategoritë që përfitojnë

Shqipëria

Sa do të ulet çmimi i energjisë nga janari 2025? Eksperti i ekonomisë: Kategoritë që përfitojnë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:47
Ilustrim

Në fillim të nëntorit, qeveria pardje bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjitha familjet shqiptare nga 1 janari i vitit 2025. I ftuar në emisionin e mëngjesit eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli për kategoritë që përfitojnë, sa përfitojnë pensionistët dhe sa pritet të ulet çmimi i energjisë elektrike.

“Do jetë një ulje e përgjithshme nisur nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Pra do të jetë për të gjithë familjet. Uroj që nga 9.5 të shkoj në 8.5 lekë për kilovat-orë. Sipas disa përllogaritjeve kjo mund të jetë 50 milion euro në vit fitim për familjet.Pensionistët janë përparësia numër një. Gjykoj se është mirë që për pensionistët që që prej 2015 marrin dikur te 650 lekë të reja kompensimin, të dyfishohej kjo shifër.”

Çoçoli përmendi disa arsye që çojnë në ulje të ënrgjisë në janar 2025:

Humbjet teknike dhe jo teknike ranë nga 36% në 19%

OSHEE ka ulur tarifimin aforfe dhe shtuar arkëtimet

KESH po mirëmenaxhon Kaskadën e Drinit

Prodhimi i parqeve fotovoltaike të mëdha ka filluar

Çmimi i bursave ndërkombëtare i qendrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat