Mjeku i spitalit privat nuk jep epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martinit, Komisioni i Burgjeve vë në dijeni Policinë

Shqipëria

Mjeku i spitalit privat nuk jep epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martinit, Komisioni i Burgjeve vë në dijeni Policinë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:50
Mjeku i spitalit privat nuk jep epikrizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martinit, Komisioni i Burgjeve vë në dijeni Policinë

Komisioni i Burgjeve ka vendosur që të vejë në dijeni policinë e Tiranës për mosbindje nga ana e mjekut të spitalit privat ku po mjekohet autori i dyshuar i vrasjes së Martin Canit, pasi nuk dorëzon epikrizën për 14-vjeçarin.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se mjeku me inicialet D.T., ka zvarritur procesin prej ditës së djeshme, e po ashtu edhe sot kur grupi i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat.

Ndaj të miturit është vendosur masa arrest me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Komisioni me pesë persona duhet të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka ai, dhe ta transportojë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Ditën e djeshme kjo gjë nuk u realizua sepse mjeku nuk ua solli kartelën dhe epikrizën. Ndaj ata rishkuan sërish sot herët në mëngjes, por ende pa përgjigje.

Aktualisht anëtarët e komisionit po komunikojnë me prokuroren e çështjes dhe me policinë, për të vendosur se si do reagohet nëse spitali dhe mjeku nuk e dorëzon epikrizën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat