Transferohet për në burgun e të miturve në Kavajë, Mario Perlleshaj.
Ai dyshohet si autor i vrasjes me thikë të Martin Canit, shumë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Ngjarja tragjike ndodhi të hënën e 18 nëntorit pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.
Sherri mes tyre dyshohet se nisi për shkaqe banale.