E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Shqipëria

E rëndë në Fier, gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, transportohet në spital në gjendje të rëndë

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh.

Sipas njoftimeve, ajo ka pësuar lëndime të shumta, por ka shenja jete.

Ndihma e shpejtë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Ndërsa ambulanca e ka transportuar gruan me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat