Polic në vrasjen e ndërtuesit, eksperti: Arma e krimit sportive, nuk do profesionalizëm

Shqipëria

Polic në vrasjen e ndërtuesit, eksperti: Arma e krimit sportive, nuk do profesionalizëm

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:51
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se është ulëritësi fakti që një polic është përfshirë në vrasje, duke iu eferuar ekzekutimit të ndërtuesit Eduart Reçi.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Rexhepi u shpreh se arma e krimit e përdorur nga polici Shkëlqim Duka dhe sipas tij, nuk do profesionalizëm.

“Përgëzime maksimale për grupin hetimor. Shumë respekt për pjesën profesionale. Ka meritë të jashtëzakonshme, zbardhja pas një vrasjeje. Tremb krimin, kjo është qëllimi. Si ngjarje, është linçuar si profesionale. Nuk shoh profesionalizëm të lartë. Ajo është armë sportive, ka zmbrapsje të vogël. Nuk ka ndonjë profesionalizëm të madh. Pjesa që një efektiv policie është përfshirë, është ulëritëse.

Duhet bërë dhe një krehje në aspektin kriminal. Për mua, shërbimet inteligjente kanë dështuar. Kjo nuk e zbeh fare vlerën e zbulimit. Faktorët janë të ndryshëm, është mosndëshkueshmëria që nga SPAK po lidhet. Në polici, tërmeti duhet të jetë i nivelit që të plasë godinën, në mënyrë figurative. Kriminaliteti është rritur. Situata e rendit ishte pak më mirë përpara”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat