Protestuesit dhe deputetët e PD nisen drejt Bashkisë Tiranë
Protesta e radhës kombëtare e PD dhe opozitës është shoqëruar me përplasje të shumta mes tyre dhe policisë.
Me qindra automjete kanë mbetur të bllokuara për minuta të tëra në zonën e Zogut të Zi, Pallatit me Shigjeta, sheshi Uillson, rruga e Elbasanit dhe në qendër pranë bashkisë për shkak të bllokimi të këtyre akseve nga ana e protestuesve të opozitës.
Rreth 2 orë pas nisjes së kësaj proteste, një pjesë e protestuesve dhe deputetëve të opozitës janë drejtuar për te bashkia e Tiranës për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve të grumbulluar në atë zonë që nga nisja e protestës rreth orës 17:00.
Protesta e opozitës, Tedi Blushi hipën mbi autobot, tenton ta bllokojë
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka hipur mbi autobot, me qëllim që ta bllokojë atë.
Incidenti ka ndodhur në sheshin Wilson.
Po ashtu ia ka ftuar protestuesit që t’i bashkohen dhe të hipin mbi autobot.
Kujtojmë se pak më parë autobotet hodhën ujë për të shpërndarë protestuesit.
Paralizohet Tirana/ Opozita bllokon 5 kryqëzimet kryesore të kryeqytetit, përplasje të forta me efektivët
Tirana është paralizuar që prej orës 17:00 këtë të martë prej protestës së opozitës.
Demokratët ashtu si në protestën e 29 tetorit po vijojnë me të njëjtën strategji të mosbindjes civile, me bllokim rrugësh, bllokim aksesh apo nyjesh kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Deputetët janë ndarë në disa grupe në pikat kyçe të Tiranës, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.
Shumë prej qytetarëve që kanë qenë duke lëvizur me mjetet e tyre kanë ngelur të bllokuar prej më shumë se një ore tashmë.
Protesta e opozitës, lëndohet një person nga presioni i ujit
Një person ka mbetur i lënduar gjatë protestës së sotme.
Shkak është bërë presioni i ujit që u përdor për shpërndarjen e protestuesve.
Incidenti është regjistruar te tubimi para Bashkisë Tiranë.
Përshkallëzohen tensionet, protestuesit përplasen me policinë. Lëndohet një person
Përshkallëzohen tensionet në protestën e thirrur nga opozita.
Protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë. Mes tyre janë edhe deputetët si Luan Baçi, Tedi Blushi, Gazment Bardhi e të tjerë.
Një person ka mbetur i lënduar, ndërsa shihet ambulanca pranë për t’i dhënë ndihmë.
“Opozita po përmbush misionin e saj”, Noka motivon mbështetësit: Asgjë nuk mund të na ndalë!
Që prej orës 17:00, vijon protesta e opozitës siç ishte paralajmëruar prej ditësh.
Flamur Noka në një prononcim për gazetarët shprehet se opozita është në të drejtën e saj dhe po përmbush misionin e saj.
Ndër të tjera ai thotë se qeveria është e tmerruar dhe për pasojë po çliron duf ndaj qytetarëve.
“Ne jemi në të drejtën tonë. Po përmbushim misionin e opozitës. Banditët me uniformë kërkojnë të kërcënojnë opozitën. I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, largoni duart nga qytetarët. Ky është një mesazh që ua përcjell sot nga ky vend. Ata janë të tmerruar dhe çlirojë duf nga qytetarëve. Asgjë nuk mund të na ndalojë! Jo kriminale, mercenarë, askush nuk na ndalon dot. Ju them ‘bëni kujdes”, u shpreh Noka.
Tubimi i opozitës/ Shoferi i furgonit ngre dy gishtat: Jam me ju! Protestuesit: Po të ishe do vije këtu!
Tubimi i opozitës ka nisur me tensione këtë të martë.
Shoferi i furgonit me dy gishta:
Jam me ju!
I kthehen protestuesit: Po të ishe do vije këtu.
Nis protesta e opozitës/ Bardhi-efektivëve: Bëni detyrën tuaj, ne tonën! Sigurohuni që…
Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, po zhvillohet protesta e opozitës në kryeqytet.
Ka nisur bllokimi te sheshi Wilson në Tiranë.
Kreu i Grupitt Parlamentar, Gazmnet Bardhi i drejtohet efektivëve e të policisë që të bëjnë detyrën e tyre dhe t’i lejnë ata (protestuesit) që të bëjën detyrën e tyre.
“Ju bëni detyrën tuja, ne tonën. Detyra juaj është të siguroni një tubim të qetë”, thotë Bardhi.
Tubimi i opozitës shoqërohet me dhunë, protestuesi dhe qytetari zihen me grushte
Shënohen incidentet e para në protestën e opozitës në Tiranë.
Dy civilë janë zënë me grushte në sy të policisë.
Dy protagonistët janë një protestues dhe një shofer.