Gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, çfarë po ndodh te sheshi Wilson

Shqipëria

Gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve, çfarë po ndodh te sheshi Wilson

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 18:30
Pamje nga protesta

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe më pas ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e pozicionuar te sheshi Wilson.

Megjithëse disa deputetë të opozitës dhe Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme,  në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.

Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.

Duket se qëllimi i policisë në të 5 kryqëzimet ku po protestohet është që të largojë protestuesit nga rruga, duke e konsideruar këtë si vepër penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat