5 vite pas tërmetit të rëndë që goditi vendin/ Vijon rindërtimi në Durrës, ende ka familje të pastreha

Shqipëria

5 vite pas tërmetit të rëndë që goditi vendin/ Vijon rindërtimi në Durrës, ende ka familje të pastreha

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Foto nga tërmeti në Shqipëri më 2019

Pesë vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, gjurmët e fatkeqësisë mbeten ende të dukshme në Durrës.

Përtej kësaj, procesi i rindërtimit ka sjellë përmirësime në infrastrukturën shkollore, kurse shumë familje kanë hyrë në shtëpitë e tyre të reja. Megjithatë, ka ende qindra familje që janë në pritje.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të dëmtuar nga tërmeti jetojnë ende në shtëpi me qira, në pritje të përfundimit të punimeve ose të zgjidhjeve të tjera nga autoritetet.

Disa kanë marrë çelësat e apartamenteve përmes shortit publik të organizuara nga bashkia, por nuk kanë mundur ende të transferohen në to për shkak të vonesave a problemeve teknike në ndërtimet e reja.

Përveç sfidave materiale, traumat dhe pasojat emocionale të asaj nate të frikshme mbeten të freskëta. Tërmeti i nëntorit 2019 shkaktoi jo vetëm humbjen e shumë jetëve, por edhe shkatërrimin e shumë objekteve.

Edhe pse Durrësi është ringritur në shumë aspekte, për të prekurit nga tërmeti, procesi i shërimit është ende larg.

E ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur premtimet e bëra, qytetarët shpresojnë për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat