“Opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile”, Noka: Protestat, kemi vetëm një kërkesë…

Shqipëria

“Opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile”, Noka: Protestat, kemi vetëm një kërkesë…

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 20:24
Flamur Noka

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në një intervistë për gazetarin Ergys Gjençaj në News24, tha se opozita është në detyrën e saj të mosbindjes civile.

“Ne kemi vetëm një kërkesë: Shqipëria ka nevojë për zgjidhje politike. Ne situatën kur korrupsioni po rrënon Shqipërinë, në kushtet kur vendi po shpopullohet, kur krimi ka marrë frenat në dorë, qeveria teknike është e domosdoshme. Askush nuk mund të shpresojë për votë të lirë përsa kohë Edi Rama është në pushtet”, tha Noka.

Ai tha se rezoluta e CDI dhe PPE thotë këto që ne themi sot: opozitës i janë mbyllur hapësirat kushtetuese, që drejtësia është kthyer në armë politike kundër opozitës, që korrupsioni është endemik, që krimi i organizuar ka marrë gjithçka në dorë. Në këtë kuadër, Noka tha se opozita nuk do të tërhiqet deri në realizimin e misionit të saj.

Noka tha se në 2017-ën ka pasur një bashkëqeverisje dhe jo qeveri teknike.

“Bashkëqeverisja për 3 muaj është tjetër gjë, ndërsa qeveria teknik tjetër gjë. Qeveria teknike do të thotë se Edi Rama mos jetë Kryeministër, bashkë me ministrat e tij”, tha Noka.

Ai tha se Edi Rama në panik ka vendosur në të gjithë pozicionet drejtuese të Policisë së Shtetit kupolën e krimit.

“Mosbindja civile do të vijojë”, paralajmëroi Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat