Protesta e opozitës, mbi 35 persona të shoqëruar

Shqipëria

Protesta e opozitës, mbi 35 persona të shoqëruar

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 22:11
Pamje nga protesta

Mbi 35 protestues janë shoqëruar këtë mbrëmje nga policia, në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita.

Lajmi bëhet me dije për Balkanweb nga gazetari Igli Celmeta. Kujtojmë se protesta e PD e zhvilluar sot në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet dhe shfaqje të dhunshme.

Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat