Blushi pas protestës së opozitës: Dhjetëra mijëra shqiptarë patriotë tronditën sonte nga themelet regjimin

Shqipëria

Blushi pas protestës së opozitës: Dhjetëra mijëra shqiptarë patriotë tronditën sonte nga themelet regjimin

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 22:28
Pamje nga protesta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pas protestës së opozitës sot në Tiranë.

Blushi shprehet se dhjetëra e mijëra shqiptarë patriotë drodhën sonte nga themelet regjimin kriminal të kryeministrit Edi Rama. Ai shton se ky regjim do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë. Sipas tij, mosbindja civile do të vijojë deri në fitore.

“Edi Rama dhe ky regjim kriminal do të përfundojë nën këmbët e popullit të Lirisë!

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje për dhjetëra mijëra shqiptarë patriotë që drodhën sonte nga themelet Narkoshtetin!

Mosbindja civile nuk do të ndalet deri në Fitore”, shkruan Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat