“Greqia u dogj për vrasjen e një 14-vjeçari”, Sulo: Ja pse shqiptarët nuk protestojnë as kur…

Shqipëria

“Greqia u dogj për vrasjen e një 14-vjeçari”, Sulo: Ja pse shqiptarët nuk protestojnë as kur…

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 22:30
Gazetari Arion Sulo

Gazetari Arion Sulo në emisionin “Open” në News24 tha se Greqia u dogj për një 14-vjeçar, ndërsa në Shqipëri nuk reagohet.

Duke folur për protestën e opozitës, Sulo tha se kemi skandalin e Onkologjikut dhe sërish nuk pati reagim të shoqërisë.

“U vra një 14-vjeçar në mes të Tiranës, u fol për 1 javë lidhur me ngjarjen, por nuk u protestua. Çlidhje ka kjo protestë me Berishën? Po ai skandali i Onkologjikut ç’lidhje ka me Berishën?

Pse nuk dolën 50 mijë njerëz për atë vrasjen e 14-vjeçarit? Nëse do të dilnin do të kishte një ndryshim. Kjo nuk ndodhi, pse nuk ndodhi, sepse ne nuk kërkojmë llogari”, tha Sulo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat