Lirohet nga arresti Sali Berisha

Shqipëria

Lirohet nga arresti Sali Berisha

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 10:20
Sali Berisha

GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën.

Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë.

Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat