Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, reagon deputeti i PD: E vërteta mund të vonojë, por del në fund

Shqipëria

Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, reagon deputeti i PD: E vërteta mund të vonojë, por del në fund

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 10:46
Sali Berisha

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas lirimi të Sali Berishës nga arresti shtëpiak duke thënë se e vërteta mund të vonojë, por del.

Ai shtoi se me lirimin e Berishës tani mbetet “çmontimi i regjimit”.

Sipas tij “era e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej oqeanit, drejt Europës”.

Reagimi i Shehut:

E verteta mund te vonoje, por del!

Kam qene i bindur per kete qe prej minutes se pare te zhvillimit te ketij komploti ndaj Berishes e demokracise sone!

Tashti na ngel ta cmontojme totalisht komplotin se bashku me rregjimin.

Me Berishen te lire, kudo ku jane shqiptaret!

Me shqiptaret ne perballje me rregjimin.

“Era” e ndryshimit po fryn qartesisht prej pertej Oqeanit drejt Europes..

Drejt nesh!

Pranvera po vjen, jo thjesht ne kuptimin stinor!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat