U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha! Çfarë lajmëron kreu i PD-së

Shqipëria

U lirua nga arresti shtëpiak, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha! Çfarë lajmëron kreu i PD-së

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 12:48
Sali Berisha

Ka ardhur reagimi i parë nga Sali Berisha, pasi GJKKO vendosi që të revokojë masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Krydemokrati ka lajmëruar konferencë për mediat në orën 13:30 nga selia blu.

“Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia PD”, thuhet në njodftimin e zyrës së shtypit.

Gjithashtu në këtë orar, Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Të nderuar kolegë, Në orën 13:30 afrohemi të gjithë në seli për mbledhje grupi. Ju përshëndes”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë janë njoftuar edhe strukturat e PD-së që të mblidhen në selinë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat