Dy aksidente janë shënuar këtë të mërkurë në Elbasan.
Një 40 vjeçar ka përplasur një këmbësor 69 vjeçar në fshatin Pishaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Ndërsa në aksin “Elbasan-Peqin”, një 24 vjeçare ka aksidentuar lehtë një 14 vjeçar.
Ndërkaq, grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve.