Prindër, nxënës, dhe aktivistë të shoqërisë civile marshuan këtë të mërkursë sërish për Martin Canin, 14 vjeçari që mbeti i vrarë disa ditë më parë.
Marshimi nisi nga shkolla 9 vjeçare “Fan Noli” dhe vazhdoi deri tek Ministria e Arsimit.
Qytetarët e Tiranës, që iu bashkuan protestës bënë thirrje për drejtësi dhe reagim, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.
Kjo është protesta e tretë për Martin Canin, ndërsa organizatorët bënë thirrje që ato të vazhdojnë.